Verratti thyen heshtjen, lëshon deklaratë “bombë”

Futboll

Verratti thyen heshtjen, lëshon deklaratë “bombë”

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 21:54
Marco Verratti

Marco Verratti ka thyer heshtjen.

Mesfushori italian ka kërkuar falje pas deklaratës së agjentit të tij, i cili tha se Verratti po mbahet si i burgosur  te PSG-ja.

24 vjeçari duke folur për faqen e klubit, ka kërkuar falje për deklaratën e agjentit, duke thënë se ndihet i lumtur te PSG, dhe falë kësaj skuadre ka arritur ku është sot.

“Ishin ditë të vështira, unë pash deklaratën e agjentit tim dhe dua t’u them të gjithëve se ato fjalë nuk reflektojnë mendimin tim dhe fjalët e mia”, deklaroi fillimisht Verratti.

“Unë iu kërkoj falje të gjithë njerëzve të klubit, presidentit, tifozëve dhe lojtarëve. Unë jam shumë i lumtur këtu, tani jam kthyer në stërvitje dhe unë isha i gatshëm të vija këtu”.

“E di se klubi ka besim në mua dhe unë sërish kërkoj falje. Kam shumë respekt për PSG-në, dhe në qoftë se unë jam ky që jam sot, është e gjitha falë këtij klubi”, ka vazhduar italiani që po kërkohet shumë nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat