Arsenali me ofertë tjetër për Lemar

Futboll

Arsenali me ofertë tjetër për Lemar

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 22:35
Thomas Lemar

Mesfushori francez vazhdon të kërkohet nga Arsenali.

Klubi londinez ka përmirësuar ofertën e tyre për francezin e Monacos, Thomas Lemar.

Oferta e fundit është 45 milionë euro për futbollistin francez, ku mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e kampionëve të Ligue 1.

Një ofertë prej 40 milionë eurosh ishte refuzuar më herët nga Monaco, teksa Lemar është i gatshëm të transferohet në Londër, posa t’i jepet leja nga klubi i tij aktual.

Poashtu edhe Manchester United, Tottenham dhe Atletico Madrid janë duke vëzhguar yllin e ri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat