United insiston përsëri për Perisiç

Futboll

United insiston përsëri për Perisiç

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 14:50
Ivan Perisiç

Klubi anglez ka përgatitur një ofertë të re për Interin.

Manchester United nuk dorëzohet për transferimin e Ivan Perisiç në Old Trafford.

‘Djajtë e Kuq’, kanë bërë një ofertë të re ku kanë ofruar 45 milionë euro, për ta bindur Interin që ta lejojë kroatin për t’u larguar.

Megjithatë siç raportojnë mediat në Itali, zikaltërit nuk janë të interesuar të ulen e të bisedojnë për oferta më të ulëta sesa çmimi që i kanë vënë vetë ata prej 55 milionë eurosh.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjë ndonjë ofertë tjetër për reprezentuesin e Kroacisë, që pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat