Shqiptaro-zviceranët shkatërrojnë Rusinë me rezultatin 5:1

Futboll

Shqiptaro-zviceranët shkatërrojnë Rusinë me rezultatin 5:1

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 korrik 2017 Në ora: 17:20
Në përballjen e fundit kundër Egjiptit, shqiptarët që përfaqësojnë Zvicrën fituan bindshëm me rezultatin 5:0.

Gjashtë shqiptaro-zviceranët nga Willisauer janë kualifikuar në fazën e eliminimeve të drejtpërdrejta nga Neymar Jr's Five. Ata përfaqësojnë Zvicrën dhe bëjnë pjesë në 32 klubet më të mira në botë. Gjatë ditës së premte ata luajtën kundër Hungarisë, Azerbejxhanit, Rusisë, Egjiptit dhe Anglisë.

“Ne ishim pak nervozë, por jemi të gëzuar që kemi shkuar më tej,” tha Leonard Krasniqi që luan sëbashku me Arbnor Salihaj, Ndue Daka, Arbias Binaku, Shkelzen Alusi dh Endrit Alusi. Ata humbën kundrejt Hungarisë, e cila shquhet për mbrojtje të mirë. Por më pas fitoi kundër Azerbejxhanit me 3:0 dhe me këtë emocion pozitiv ata luajtën kundër Rusisë duke e deklasuar me rezultatin 5:1; për të humbur më pas kundër Anglisë me rezultatin 2:0.

Lexo edhe këtë: Gjashtë shqiptarë nga Zvicra do takojnë yjet e futbollit në kuadër të turneut "Neymar Jr

Në përballjen e fundit kundër Egjiptit, shqiptarët që përfaqësojnë Zvicrën fituan bindshëm me rezultatin 5:0, duke mundësuar kështu kualifikimin për në fazën tjetër të eliminimit të drejtpërdrejtë.

“Jemi tepër të gëzuar që kemi shkuar më tej,” thotë Shkelzen Alusi. Tani ata duhet të thithin energji të reja dhe të përgatiten për fazën tjetër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat