Neymar: E dua këtë lojtar në Barcelonë

Futboll

Neymar: E dua këtë lojtar në Barcelonë

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:21
Neymar

Neymar e dëshiron Paulinhon në “Camp Nou”

Mesfushori brazilian, Paulinho, pritet ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, shkruan Mundo Deportivo.

Pas deklaratës së vetë lojtarit, i cili tha se “do të gënjeja që nuk jam duke menduar për Barcelonën”, ka folur edhe Neymar.

Talenti brazilian haptazi ka shprehur dëshirën për ta pasur në “Camp Nou” bashkëkombësin e tij.

“Paulinho është shoku im në futboll dhe dua që ai të nënshkruajë me Barcelonën. Me një lojtar si ai, plus si shok, mendoj se do të fitojmë shumë”, tha Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat