Carlos Vela në serie A

Futboll

Carlos Vela në serie A

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 10:18
Carlos Vela

Roma vazhdon të mendojë për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.

Emri i ri në listën e ‘Giallorosëve’ është sulmuesi meksikan, Carlos Vela.

Sipas medieve italiane, lojtari anësor i pëlqen shumë drejtorit sportiv Monchi i cili e sheh si zëvendësim të egjiptianit të larguar Mohamed Salah.

Ish-anëtari i Arsenalit aktualisht është pjesë e skuadrës spanjolle Real Sociedad.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe Roma mund ta marrë për një çmim më të lirë. Besohet se kryeqytetasit do të ofrojnë rreth tetë milionë euro për transferimin e Velas në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat