Panucci: Shqipëria ka të ardhme të ndritur, ja cila është pasqyra ime dhe strategjia kundër Italisë dhe Spanjës

Futboll

Panucci: Shqipëria ka të ardhme të ndritur, ja cila është pasqyra ime dhe strategjia kundër Italisë dhe Spanjës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 tetor 2017 Në ora: 17:22
Christian Panucci

Praktikisht Shqipëria ka gjasa minimale për kualifikim në Rusia 2018. Kombëtarja rënditet në vendin e tretë, pas Spanjës dhe Italisë. Pikërisht dy ndeshjet e fundit i ka me këta përfaqësuese dhe trajneri i ri u ka bërë të ditur lojtarëve se nuk është i kënaqur as me barazim.

“Janë dy ndeshje tepër me prestigj për lojtarët tanë dhe duhet gjithmonë të ketë një përpjekje - në jetë si në sport. Ne do tentojmë ti zemërojmë ata dhe në futboll nuk dihet kurrë se çfarë do ndodhë,” tha trajneri i Shqipërisë Christian Panucci për “FIFA.com”. Më tej trajneri i Shqipërisë thekson se “Spanja është vendlindja e tij e dytë”, pasi harxhon një kohë të gjatë të vitit atje dhe se Italia është vendi ku e ka përfaqësuar shumë ndeshje futbollistike.

Ndikim të madh në jetën sportive të tij ka Capello, që e mori në Rusi, ndërsa në lidhje me paraardhësin e tij Biasi thotë:

"Gianni de Biasi ka kryer një punë të madhe me kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016 dhe prej atëherë ky vend ka fituar respekt në gjithë botën. Unë kam ndjenja të mira dhe me këtë Kombëtare jam shumë i kënaqur. Qëllimi jonë është kualifikimi me gjithë mundësitë në Euro 2020. Besoj se kemi gjasa dhe jam i sigurtë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të mirë.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat