Kishte menduar për Kinë

Futboll

Kishte menduar për Kinë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 17:27
Pierre-Emerick Aubameyang

 

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka përgënjeshtruar zërat që flasin për një transferim të mundshëm të tijin te Manchester City dhe në Premier League, duke bërë të ditur se është shumë i lumtur në Gjermani.

Sulmuesi afrikanë ka qenë shumë afër largimit nga verdhezinjtë këtë verë dhe, siç ka pranuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për “Telefoot”, ai ka qenë një hap larg transferimit në Kinë.

“Manchester City? Të them të drejtën, Premier League nuk më ka tërhequr kurrë. Është një mendim i imi personal. Kam menduar për Kinën, që më duket diçka normale, por atje mungon akoma profesionalizmi. Jam shumë i lumtur që kam qëndruar te Dortmund. Është si një familje për mua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat