Chiellini: Jemi ndëshkuar

Futboll

Chiellini: Jemi ndëshkuar

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:17
Giorgio Chiellini

Futbollisti i Juventusit, Giorgio Chiellini, ankohet se janë dëmtuar për një gol të anuluar në përballje me Atalantën, e cila përfundoi baras (2:2). “Më mirë të mos komentoj, unë e di se në gjaknxehtësi mund të thuash gjëra të pakuptimta. Megjithatë, nuk mendoj se është më e mirë heshtja në kësi rastesh.

Sigurisht që jemi ndëshkuar, nuk jam në gjendje të mirë”, tha Chiellini, i cili analizoi golin e anuluar të Mandzukic, me ndihmën e VAR: “Mendimin tim për këtë, më mirë nuk po e them. Sigurisht, nuk ishim me fat. Na barazoi Atalanta, por kemi merituar për të fituar. Kemi humbur dy pikë, të cilat do të shohim për t’i marrë diku tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat