Gjeraj akuzon Bledi Shkëmbin: Nuk ka shfaqur respekt për mua

Futboll

Gjeraj akuzon Bledi Shkëmbin: Nuk ka shfaqur respekt për mua

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:44
Robert Gjeraj

Futbollisti Robert Gjeraj largohet nga klubi me renome Liria nga Prizreni.  Kapiteni nuk ka mundur ta duroj mënyrën se si e ka trajtuar trajneri Bledi Shkëmbi. Gjeraj njihet si lojtari me qetësi dhe më korrektësi të pashoq në elitën e futbollit. Ai tha se si është sjellë trajneri me të, e ka pa se aty nuk ka vend më.

“Bota sot”: Cilat janë mosmarrëveshjet me trajnerin Bledi Shkëmbi?

Robert Gjeraj: Nuk kam pasur mosmarrëveshje, këto që kanë ndodhur janë në dy ditët e fundit. Ky është vendimi im që u largova nga klubi. Prej fillimit kam qenë i pakënaqur, sepse trajneri nuk me ka futur as në ndeshje miqësore dhe as në ato kampionale. Mënyrën se si me ka trajtuar jam i pakënaqur dhe jam larguar me vetdëshirë. Më mirë mos me qenë në ekip, se me qenë i pakënaqur dhe me ndikuar të të tjerët, me prishur atmosferën në ekip. Ekipit nuk i duhet një kapiten që është i pakënaqur. Jo që nuk jam aktivizuar, por nuk e kam trajtimin si duhet. Trajneri kur me la rezervë më Drenicën, me ka thënë: Është çështje taktike! Por pastaj pse?

“Bota sot”: A keni ndonjë kusht për rikthim në KF Liria?
Robert Gjeraj:
Jam i gatshëm sot me u kthye për Lirinë, por kur nuk do trajneri, nuk kam pse mu kanë aty. Nëse nuk do trajneri, nuk kam çfarë kërkoj aty. Do të bisedoj edhe me kryesinë, e cila me siguri nuk janë dijeni me zhvillimet e fundit. Sepse trajneri merr vendim për lojtarët.

“Bota sot”: Flitet se ka edhe futbollistë tjerë të pakënaqur?
Robert Gjeraj:
Çdo lojtarë që nuk luan ia lë fajin trajnerit. Kur vjen puna te një kapiten, u desh me më respektuar edhe nëse do të isha lojtari më i dobët. Ai nuk me ka respektuar as kontributin tim brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë bashkëlojtarët janë befasuar kur mora vendimin. Trajneri me tha se i kam lënë në lloç, por unë si kam lënë në lloç, ai vet i ka lënë në lloç. Ai vet ka thënë se jam më i angazhuari nga lojtarët dhe me ka vlerësuar për punë, këndej nuk me ka futur në lojë. Nëse nuk mund të luajë me këtë angazhim, atëherë kurrë nuk mund të jem në përbërje, ndoshta ka qenë edhe dëshirë e trajnerit që të largohem.

“Bota sot”: Liria është në vend të tetë me 11 pikë pas 8 jave në elitën e futbollit, për rezultate jo të mira, a ka faj trajneri?
Robert Gjeraj:
Nuk e di. Nuk i kemi edhe rezultatet e mira. Megjithatë, ende është fillimi dhe më mirë këtë punë e di trajneri. Trajneri duhet me vendos vetë për punën e tij.

“Bota sot”: Mesazhi për kryesinë e klubit?

Robert Gjeraj: I kërkoj falje kryesisë me atë çfarë ka ndodhur, sepse ata gjithmonë kanë qenë korrekt me mua. Duhet më me kuptuar mua, sepse jam ndier shumë keq shpirtërisht keq. Sepse t’i ndodhë një kapiteni që ka dhënë shumë për ekipin, nuk e kuptoj dhe mos të respektohet as dy për qind, e habitshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat