Krasniqi: Morëm një gol naiv nga austriakët

Futboll

Krasniqi: Morëm një gol naiv nga austriakët

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 19:13
Pamje nga një ndeshje

Një humbje minimale prej 1:0 përballë një kundërshtari m e shumë përvojë ndërkombëtare siç është Austria për Kombëtaren e Kosovës U-19 nuk është aspak dëshpëruese, por do të thoshim një nxitje për dy ndeshjet tjera.

Në hapje të ndeshjeve parakualfikuese për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”, futbollistët e Kombëtares U-19 treguan dhe dëshmuan cilësi me një paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Austriakët nuk patën asgjë më shumë nga loja veç një goli që shënuan dhe Kombëtarja e Kosovës e pranoi në mënyrë shumë naive si pasojë e mospërvojës.

 Sikur pjesa e parë që ishte e barabartë që u mbyllë pa gola edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë hiq golin e minutës së 56-të që Kosova e pranoi lehtësisht nga Lema. Kombëtarja jonë madje pati disa raste shënimi dhe rrezikoi seriozisht portën rivale më shumë por pa konkretizime. Duhet thënë se Kombëtarja e Austrisë buron nga shkollat e futbollit duke kaluar që nga mosha U-15 vjeçe që bashkërisht kanë arritur deri të U-19, ndaj kjo ka bërë që edhe të fitojnë këtë ndeshje, falë papërvojës tonë.

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, tha: “I përgëzoj djemtë për angazhim edhe paraqitje të mirë në këtë ndeshje kundër Austrisë. Mendojë se patëm rastet tona, por morëm një gol naiv dhe u pa edhe mos përvoja e jona. Siç dihet na veç grumbullimeve, nuk kemi arritur të kemi ndeshje miqësore me ekipe të mëdha që do të na ndihmonin të fitojmë përvojë dhe të shtojmë cilësi. Na mbetet të punojmë të mos dorëzohemi në asnjë mënyrë dhe të arrijmë rezultate të mira në ndeshjet tjera”.

Gentrit Limani, futbollist, ka thënë: “Pësuam një gol me fajin tonë, ngase na mungon përvoja, ndërsa kundërshtari ynë ka pesë vite që luajnë bashkë, e njohim shumë njëri-tjetrin. Por mendojë se edhe ne jemi angazhuar dhe kemi pasur rastet tona”.

Austria – Kosova 1:0 (0:0)

Stadiumi: Nationalpark Tauernarena – Mittersill

Shikues: 500

Gjyqtarë: O. Derdo, V. Vystoskyi, A. Cerei e H. Fesnic.

Shënues: Lema (56’) për AUT.

K.V. Maliscek (AUT)

Austria: Guillani, Schnurer(Obermuller), Burgstaller, Meisi, Muller, Sittsam(Arase), Baumgartner, Maliscek, Bumberger, Sturm(Lema) dhe Meister.

Kosova:  F. Gashi, Celian, Bytyqi, Beka, Pajaziti, Dakaj(Limani), Kryeziu, Kastrati, Behrami(Balaj) Nimani(Kqiku) e Dellova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat