Interi start të fuqishëm, nuk i kishte ndodhur në 15 vitet e fundit

Futboll

Interi start të fuqishëm, nuk i kishte ndodhur në 15 vitet e fundit

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 20:45
Interi

Gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë javët e para të kampionatit,  një start sezoni pozitiv, bindës dhe cinik për Interin.

Këso nisje Interi nuk ka pasur që nga sezonin i largët 2002-2003.

Luciano Spalletti me skuadrën e tij mbajnë pozitën e tretë, por me pikë të barabarta me Juvntusin që është i dyti.

Interi ka dy pikë më pak se Napoli që pas shtatë javësh nuk kanë humbur dhe barazuar asnjëherë.

Këso starti Interi nuk e kishte prej 15 vitesh.

Ishte sezoni ku në atë vit ishte larguar Ronaldo, ndërsa trajner ishte Hector Cuper.

Atë sezon Interi e kishte mbyllur me vendin e dytë, ndërsa edhe Ligën e Kampionëve ishte eliminuar në gjysmëfinale nga Milanit pas dy barazimeve.

Objektivi i zikaltërve është rikthimi në Evropë, në Ligën e Kampionëve dhe nisja e mirë ju qëndron në krahë.

Por te ky Interi ekziston një frikë, sikurse që ndodhi me Roberto Mancinin që kishte marrë 16 pikë në 7 ndeshje.

Pastaj ai sezon dihet, rënie me madhe dhe në fund e mbylli kampionatin me 67 pikë, 24 më pak se Juventusi (91).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat