Manchester United është duke e vëzhguar Pellegrinin

Futboll

Manchester United është duke e vëzhguar Pellegrinin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 06:06
Lorenzo Pellegrini

Mësohet se Manchester United është vënë pas të riut të Romës, Lorenzo Pellegrini, ndërsa në ndeshje ndaj Milanit kanë dërguar edhe vëzhgues ta shohin nga afër.

21-vjeçari ka luajtur për një orë në ndeshjen që Giallorossët e fituan në San Siro të shtunën me rezultat 2-0.

Paraqitjet e mira kanë bërë që lojtari të ftohet edhe në kombëtaren italiane nga Giampiero Ventura.

Ai do të jetë i pranishëm për dy ndeshjet e Italisë kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Mësohet se ‘Djajtë e kuq’ janë duke e shkuar me një sy të mirë progresin e lojtarit.

Ai ka bërë gjashtë paraqitje nën drejtimin e Eusebio Di Francesco këtë sezon ku ka dhënë dy asistime.

Giallorossët i kanë vënë klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh lojtarit.

Ai ka ardhur nga Sassuolo këtë afat kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat