Alcantara i del në krah Piques pasi u fishkëllye nga tifozët

Futboll

Alcantara i del në krah Piques pasi u fishkëllye nga tifozët

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:29
Gjatë stërvitjes me Spanjën

Në konferencën për media për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ka folur edhe Thiago Alcantara, dhe normalisht që nuk munguan fjalët për Gerard Piquen.

Mesfushori i Bayern Munichut ka thënë se mbrojtësi i Barcelonës ka ardhur me dëshirën dhe vullnetin e njëjtë si nga e kaluara, pavarësisht se tifozët nuk e pritën mirë

“Gerard vjen këtu me dëshiron e zakonshme, pozitiv dhe i gëzuar si gjithmonë”.

“Lojtarët e ftuar vijnë këtu për të luajtur futboll dhe për të folur rreth jetës”.

“Si të ikësh këtyre polemikave? E thjesht, luajmë futboll ashtu siç jemi mësuar. Ambient i ashpër? Ai ka luajtur shpesh në Bernabeu, është mësuar”, ka thënë Thiago.

Vlen të theksohet se në stërvitjen e djeshme (e martë) Pique u fishkëllye nga tifozët.

Sipas mediave spanjolle Sergio Ramos ka prishur edhe përfundimisht raportet me Piquen, kjo pas komenteve për referendumin në Kataluni.

Spanja renditet e parë në Grupin G me 22 pikë, ndjekur nga Italia me 19 dhe Shqipëria me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat