Henry: Wenger tani mendon edhe pa Sanchezin dhe Ozlin

Futboll

Henry: Wenger tani mendon edhe pa Sanchezin dhe Ozlin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:51
Henry analizon situatën te Arsenali

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se Arsene Wenger duhet të bëhet gati të jetojë pa Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin.

Sulmuesi ka thënë se të dy lojtarët mund të largohen që në fund të sezonit.

“Në këtë kohë kam parë gjëra që nuk i kam parë më parë. Kjo ka ndodhur prej se Sanchez dhe Ozil janë kthyer”.

“Dy javë më parë përballë Chelseat (0-0), ishte momenti kur ndodhi kjo”.

“Ndoshta ne lexojmë shumë mes rreshtave shumë, por në të kaluarën Wenger nuk vepronte kështu”.

“Wenger më parë mendonte: Sanchez është kthyer, ai është njeriu i duhur dhe duhet të luajë”.

“Por pas ndeshjes me Chelsean, erdhi një moment kur të gjithë thanë, prisni pak, kjo skuadër po luan shumë mirë”.

“Sanchez është i vlefshëm si secili lojtar aty. Ai duhet të pres”, ka thënë Henry.

Wenger në ndeshjet e fundit i ka lënë në bankë Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat