Kosovës i lëndohen dy futbollistë

Futboll

Kosovës i lëndohen dy futbollistë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:51
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e fundit të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Synimi i Kosovës është që të paktën të përfundojë fazën kualifikuese me fitore, edhe pse do të jetë shumë vështirë, kur dihet se me 6 tetor në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër (20.45) takohen me Ukrainën dhe me 9 tetor në Reikjavik ballafaqohen me Islandën.  Kosova stërvitet në stadiumin “Adem Jashari”, por siç mësohet  portieri Bledar Hajdini dhe futbollisti Besar Halimi kanë pësuar një lëndim. Qe të dytë janë detyruar të ulen në bankë, për të mos vazhduar stërvitjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat