Kosova në Shkodër

Futboll

Kosova në Shkodër

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:55
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës pas stërvitjes së dytë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku edhe është akomduar në hotel “Colosseo”.

Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Albert Bunjaku, me ndihmësit e tij ka punuar në fazën mbrojtëse, ku ka kërkuar nga lojtarët që ta kenë vëmendjen në çdo top të kundërshtarit, pasi Ukraina njihet si skuadër që ka shpejtësi në lojë dhe i duhet pak hapësirë për të të ndëshkuar. Në stërvitjen e sotme grupit iu ka bashkuar edhe kapiteni Samir Ujkani, derisa disa shqetësime të vogla kanë pasur Bledar Hajdini, Besar Halimi dhe Ardin Dallku, por që sipas stafit mjekësor nuk bëhet fjalë për lëndime serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat