I vodhën miliona euro, Maradona hedh në gjyq të bijat

Futboll

I vodhën miliona euro, Maradona hedh në gjyq të bijat

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:20
Diego Armando Maradona në mes të bijave

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, di si ta rikthejë vëmendjen e mediave, por vetëm atëherë kur nuk bëhet më fjalë për futbollin. Gjatë një video konference, ai ka hapur një sfidë ndaj kampionit të padiskutueshëm të boksit, Flloid Mejuethër, i cili, përpos sportit, është i njohur edhe për tatuazhet e shumta. Maradona për këtë ka thënë:

“Kampion për tatuazhe? Unë e mbys Mejuethërin, jo me grushte, por me goditje nga 11-metërshi”. Megjithatë, Maradona ka kërkuar edhe të hedhë në gjyq vajzat e tij, Dalma e Xhanina, pasi këto të fundit i kanë vjedhur atij një shumë prej 2 milionë eurosh. Për këtë arsye, legjenda i ka kërkuar avokatit të tij për të hedhur në gjyq vajzat, pasi ish-gruaja e tij, Klaudia Vilafane, i ka shtyrë ato për të bërë këtë vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat