Presidenti i Torinos ka reaguar ashpër

Futboll

Presidenti i Torinos ka reaguar ashpër

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:35
Andrea Belotti

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka reaguar ashpër duke thënë se Andrea Belotti po ‘masakrohet’ nga mbrojtësit e Series A.

Sulmuesi italian u detyrua të largohet nga grumbullimi i përfaqësueses italiane pas një lëndimi në këmbë, dhe presidenti i ‘Demave’ nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet 23 vjeçarit.

“Belotti po masakrohet, në çdo ndeshje po shfaqet agresivitet i lartë ndaj tij, aq shumë sa që lojtari është duke pësuar lëndime”, ka theksuar Cairo.

Sulmuesi i Torino-s do të mungojë një muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Veronës, të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat