Kosova, optimizëm e dëshirë për fitore kundër Izraelit

Futboll

Kosova, optimizëm e dëshirë për fitore kundër Izraelit

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 19:27
Pamje nga një ndeshje kontrolluese

Para ndeshjes së dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018 kundër Kombëtares së Izraelit Kombëtarja e Kosovës U-19 mbajti seancë stërvitore. Në fokus të stërvitjeve  Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik kishin si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Po ashtu futbollistët ushtruan edhe gjuajtjet e lira nga pika e ashtuquajtur korner i shkurtuar, por dhe gjuajte tjera nga pozicione të ndryshme.  Si zakonisht stërvitjen e ndoqën anëtarët  e KE të FFK-së Ilaz Mjaku e Luan Vokshi, në përcjellje edhe Michael Nees drejtori teknik i FFK-së. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj është e mirë dhe është bërë regjenerimi i futbollistëve sipas standardeve . Ndeshja kundër Izraelit zhvillohet ë orën 16.30 në të njëjtin stadium në Mettesill. Pas stërvitjes deklaruan:

Nazmi Rama, trajner, tha: "Duke u bazuar në angazhimin dhe lojën e mirë që treguan djemtë në ndeshje me Austrinë ku mbase epilogu real do të duhej të ishte barazimi, na jep shpresë se në ndeshje me Izraelin do të arrijmë rezultat pozitiv. Unë besojë te këta djem se edhe nesër do ta japin maksimumin dhe kjo ka shumë rëndësi për ne".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat