Kosova e pafat, Shqipëria nuk i rezistoi Spanjës

Futboll

Kosova e pafat, Shqipëria nuk i rezistoi Spanjës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:12
Spanja Shqiperia

(E plotësuar) Kombëtarja e Kosovës luajti mjaft mirë, por ka qenë e pafat në përballje me Ukrainën, duke pësuar humbje me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së nëntë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, ku vazhdimisht ka rënë shi. Kjo ishte humbje e tetë rresht për Kosovën, ndërsa Ukraina importoi tri pikë të mëdha që e mbajnë ende në lojë për vend të dytë në grupin I që i siguron pjesëmarrjen në garat e play-off-it. Përzgjedhësi i Ukrainës, Andry Shewchenko vërtet ka qenë në siklet, sepse më shumë vështirësi arriti tri pikë ndaj Kosovës. 

Në periudhën e parë të lojës u tregua angazhim nga të dyja skuadrat dhe nuk munguan edhe rastet. Në minutën e 13-të, Celina tentoi të rrezikoi, por goditja ka qenë qendrore. Në minutën e 22-të, Kosova ka qenë me fat, pasi që Konoplyanka nga një distancë goditi mjeshtërisht dhe topi qëlloi shtyllën e majtë pingule të portierit Ujkani. Në minutën e 28-të,  Vedat Muriqi nuk u tregua i shkathët, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Në minutën e 60-të, Leart Paçarada, mbrojtës, ka qenë i pafat, i cili duke tentuar ta evitoi rrezikun me kokë shënoi autogol dhe për epërsinë e rivalit, 0:1. Në minutën e 72-të, Konoplyanka nga rreth 25 metra goditi fortë, por Ujkani intervenon me sukses.

Image

 

Pas 2 minutave, Rashani depërtoi bukur dhe me goditje jo aq të fortë nuk e befasoi portierin ukrainas. Në minutën e 88-të, Yarmolenko nga afërsia me goditje të fortë mposhti Ujkanin, 0:2.   Ukraina importoi pikë të plota, e cila renditet në vend të tretë me 17 pikë, dy me pak se Islanda lidere, ndërsa Kosova mban vendin e fundit me një pikë. Me 9 tetor, Kosova do të luajë në konak të Islandës, ku është edhe ndeshja e fundit për këtë fazë kualifikuese.  Spanja me lehtësi arkëtoi tri pikë në përballje me Shqipërinë, duke shënuar fitore me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së nëntë të grupit G. Spanjollët siguruan vendin e parë dhe biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi. Shqipëria nuk i rezistoi superfuqisë botërore, duke kapitulluar për 27 minuta, ku pësuan tri herë. Spanja renditet në vend të parë me 25 pikë, ndërsa Shqipëria mban vendin e tretë me 13 sosh. Shqipëria ndeshjen e fundit e luan të hënën e ardhshme përkatësisht me 9 tetor në "Elbasan Arena" kundër Italisë, një sfidë që më shumë luhet për prestigj. 

Në minutën e 16-të, Rodrigo kalon Spanjën në epërsi. Isco i jep një pasim mjaft të mirë që nga jashtë zonës dhe sulmuesi Rodrigo pasi e kontrollon me gjoks, godet në një pozicion të vështirë duke e bërë të pamundur për Berishën që të ndalë topin që shkoi në rrjetë. Në minutën e 24-të, shënon Isco. Koke i jep një pasim nga jashtë zonës dhe mesfushori i Real Madridit godet fort duke mposhtur Berishën. Pas tre minutave (27'), Thiago Alcantara bën një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zonës pas një krosimi të Odriozolës nga e djathta dhe shënon golin e tretë. Në minutën e 53-të, Rodrigo tenton me një goditje brenda zonës i vetëm përballë Berishës, por portieri shqiptar e devijon në goditje këndi. Në minutën e 72-të, Sadiku tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë. Spanja me lehtësi triumfoi, kurse Shqipërisë i mbetet të ruajë vendin e tretë në klasifikim.

Image

Kosova-Ukraina    0:2
Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër.
Gjyqtar: C. Pawson (Anglia).
Shënues: Paçarada (60-autogol), Yarmolenko (88').
Kartonat e verdhë: Halimi - Kravets, Ordets.
Ukraina: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paçarada, Rashica, Musolli (L. Kastrati 83'), Kryeziu (Rashani 53'), Celina, Halimi dhe Muriqi (Nuhiu 70').
Ukraina: Pyatov, Karavaev, Khacheridi, Ordets, Matviyenko, Yarmolenko, Rotan (Stepanenko 64'), Sydorchuk, Konoplyanka (Buyalskyy 89'), Kravets (Marlots 46') dhe Garmash.

Spanja-Shqipëria    3:0
Stadiumi Alicante.
Gjyqtar: A. Eskov (Rusia).
Shënues:Rodrigo (16'), Isco (24'), Alcantara (27').
Kartonat e verdhë: Pique, Silva - Llullaku, Xhaka, Kaçe, Grezda, Hysaj.
Spanja: de Gea, Ramos, Pique (Nacho 60'), Alba, Odriozola, Alcantara, Niguez, Koke, Isco, Silva (Asensio 74') dhe Rodrigo (Aduriz 82').
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Ajeti, Memolla (Agolli 46'), Memushaj, Kaçe, Grezda (Latifi 66'), Xhaka, Llullaku dhe Balliu (Sadiku 46').

Grupi I
Kosova-Ukraina    0:2 (0:0)
Turqia-Islanda    0:3 (0:2)
Kroacia-Finlanda    1:1 (0:0)

Tabela
1. Islanda    9    6    1    2    19
2. Kroacia    9    5    3    2    17    
3. Ukraina    9    5    2    2    17
4. Turqia    9    4    2    3    14
5. Finlanda    9    2    2    6    8
6. Kosova    9    0    1    8    1

Grupi G
Spanja-Shqipëria    3:0 (3:0)
Italia-Maqedonia    1:1 (1:0)
Lihteshtejni-Izraeli    0:1 (0:1)

Tabela
1. Spanja    9    8    1    0    25
2. Italia    9    6    2    2    20
3. Shqipëria    9    4    1    4    13
4. Izraeli    9    4    0    5    12
5. Maqedonia    9    2    3    4    8
6. Lihteshtejni    9    0    0    9    0

Image   
87' Yarmolenko nga afërsia me goditje të fortë mposhti Ujkanin, 0:2. 

85' Ndeshja shkon drejt fundit, Kosova shpreson në barazim, ndërsa loja është mesatare dhe nuk ka ndonjë ritëm të lartë.

79' Vazhdon rezultatin 0:1 për Ukrainën. Mysafirët kërkojnë dhe golin tjetër, ndërsa Kosova orvatet që të barazoi. 

Pas 2 minutave, Rashani depërtoi bukur dhe me goditje jo aq të fortë nuk e befasoi portierin ukrainas. 

72' Konoplyanka nga rreth 25 metra goditi fortë, por Ujkani intervenon me sukses.

68' Ukraina në epërsi, kurse Kosova vazhdon me veprimet e saja në kërkim të golit të barazimit. 

61' Leart Paçarada, mbrojtës, ka qenë i pafat, i cili duke tentuar ta evitoi rrezikun me kokë shënoi autogol dhe për epërsinë e rivalit, 0:1.

57' Kosova po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme në drejtim të portës rivale, por pa sukses.

55' Rezultati vazhdon baras, Kosova luan me zgjuarsi deri me tash dhe synon përmes ndonjë kundërzbritje të shënon.

50' Vazhdon rezultati baras, nuk ka ndonjë rast.

 

Filloi pjesa e dytë.

45' Nuk ka ndryshim rezultati, kartoni i parë i verdhë, Kravets i Ukrainës dhe Kryeziu i Kosovës.

42' Ukraina mundohet të mbajë në presion Kosovën, e cila po mbrohet jashtëzakonisht mirë. 

38' Lojë mjaft e mirë, por mungojnë golat edhe pse si njëra palë po ashtu edhe tjetra patën mundësitë e tyre.

35' Nuk ka ndryshim të rezultatit, shi bie vazhdimisht në Shkodër.

28' Vedat Muriqi nuk u tregua i shkathët, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. 

25' Ukraina paraqitet mjaft e rrezikshme, duke kërkuar me ngulm golin e epërsisë.

22' Kosova ka qenë me fat, pasi që Konoplyanka nga një distancë goditi mjeshtërisht dhe topi qëlloi shtyllën e majtë pingule. 

18' Vazhdon rezultati baras, Kosova luan mjaft mirë dhe mbulon të gjitha hapësirat.

13' Celina tentoi të rrezikoi, por goditja ka qenë qendrore.

11' Lojë jo aq e pëlqyeshme, te dyja ekipet orvaten për të shënuar sa më parë, por deri me tani sulmuesit janë të ngathët.

8' Nuk raste, nuk ka ndryshim rezultati.  

Image

 

4' Lojë e matur nga të dyja ekipet, si njëra palë po ashtu edhe tjetra kërkojnë rastin e parë.

Filloi ndeshja. Pak shikues në stadium. Futbollistët dalin në fushë. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Në ndeshjen e sotme në orën 20.45, Kosova ndeshet me njërën nga kombëtaret më forta, Ukrainën, që udhëhiqet nga ish futbollisti i mirënjohur Andry Shewchenko.

Ndeshje e xhiros së parafundit (e nëntë) në grupin I. Kosova është në vend të fundit me 1 pikë, kurse Ukraina dy pozita më lartë përkatësisht në të katërtën me 14 pikë të mbledhura.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, shpreson në befasi, ndërsa i  Ukrainës Shewchenko do vetëm tri pikë, se çdo rezultat tjetër është baras me humbje. Sonte (20.45) në Alicante Spanja do të takohet me Shqipërinë, në ndeshjen e grupit G.

Spanja -Shqipëria

Në minutën e 72-të, Sadiku tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë.

27′ Thiago Alcantara bën një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zonës pas një krosimi të Odriozolës nga e djathta dhe shënon golin e tretë.

24' Shënon Isco. Koke i jep një pasim nga jashtë zonës dhe mesfushori i Real Madridit godet fort duke mposhtur Berishën.

16′ Rodrigo kalon Spanjën në avantazh. Isco i jep një pasim mjaft të mirë që nga jashtë zonës dhe sulmuesi Rodrigo pasi e kontrollon me gjoks, godet në një pozicion të vështirë duke e bërë të pamundur për Berishën që të ndalë topin që shkoi në rrjetë.

6′ Shqipëria mban në kontroll topin në këto minuta të para duke mos lejuar Spanjën të organizohet.

Spanja kërkon tri pikë që e firmos përfundimisht vendin e parë dhe biletën për në Rusi, ndërsa Shqipëria mëton befasi. Spanja kryeson me 22 pikë ka nëntë me shumë se Shqipëria që mban vendin e tretë në klasifikim.

Kosova-Ukraina
Gjyqtar: C. Pawson (Anglia).
Ukraina: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paçarada, Rashica, Musolli, Kryeziu, Celina, Halimi dhe Muriqi.
Ukraina: Pyatov, Karavaev, Khacheridi, Ordets, Matviyenko, Yarmolenko, Rotan, Sydorchuk, Konoplyanka, Kravets dhe Garmash.


Spanja-Shqipëria
Stadiumi Alicante.
Gjyqtar: A. Eskov (Rusia).
Spanja: de Gea, Ramos, Pique, Alba, Odriozola, Alcantara, Niguez, Koke, Isco, Silva, Rodrigo.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Ajeti, Memolla, Memushaj, Kaçe, Grezda, Xhaka, Llullaku dhe Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat