Italia zhgënjen dhe shtyn kalimin në playoff

Futboll

Italia zhgënjen dhe shtyn kalimin në playoff

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:02
Italia

Italia siguroi vendin e dytë në Grupin G por ende nuk mund te quhet e kualifikuar ne playoffin e Botërorit pasi “rrëshkiti” pëballë Maqedonisë në shtëpi duke barazuar 1-1 në Torino, e kushtëzuar ndoshta dhe nga fitorja e Spanjës. Të kaltërit u dukën në rrugën  e mbarë në pjesën e parë kur morën dhe epërsinë falë mbrojtësit, Giorgio Chiellini I cili shënoi golin e fitores në të 40-tën I shërbyer nga Immobile.

Italia megjithatë ishte disi apatike dhe në minutën 78-të Trajkovski befasoi 4 herë kampionët e Botës duk shënuar golin e barazimit. 2 pikë të lëna pë skuadrën  Venturës që gjithsesi siguroi vendin e dytë në grup dhe play off në prag të përballjes së “Loro Boricit”.

Izraeli ka mbajtur ende të hapura mundësitë për vendin e 3-të pasi bëri detyrën në Vaduz me Lichtenstein. Në një ndeshje të dominuar nga izraelitët u shënua vetëm një gold he ai për faj të portierit Jehle, që në fakt ishte më I miri në fushë për të tijtë. Gardiani I lichtenstein në minutën e 21-të nuk largoi sic duhet një top në potën e tij duke I dhënë mundësinë Tibit që nga dy hapa të realizojë golin e 3 pikëve për izraelitët, që takimin e fundit do ta luajnë përballë Spanjës, së kualifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat