Xhaka e Shaqiri më nota fantastike kundër Hungarisë

Futboll

Xhaka e Shaqiri më nota fantastike kundër Hungarisë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2017 Në ora: 14:44
Kur shënoi gol Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës bëri lojë të madhe kundër Hungarisë, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 5:2 ndaj Hungarisë. Zviceranët me një këmbë janë të kualifikuar në Kampionatin Botëror  - “Rusia 2018’, por e kanë edhe një sfidë të vështirë në Lisbonë kundër Portugalisë, e cila vlerësohet sikurse një finale. Zvicra takimin e parë e ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Portugalisë, kështu që i duhet një barazim, apo edhe humbja minimale 1:0, por edhe ajo 3:1 i kualifikon.

Portugalisë i duhet fitorja me shumë se 2:0, ndryshe do të kërkojë kualifikimin në play-off. “Blick” ka vlerësuar të gjithë lojtarët me nota kush më shumë e kush më pak ndaj Hungarisë. Shqiptarët Granit Xhaka që shënoi gol në minutën e 18-të dhe Xherdan Shaqiri që asistoi në dy gola, u vlerësuan me nota fantastike. Lojtari më i vlerësuari dhe me notë maksimale është Steven Zuber.

Notat e lojtarëve: Yann Sommer 4, Stephan Lichtsteiner 5, Fabian Schar 4, Johan Djourou 4, François Moubandje 4, Remo Freuler 4, Granit Xhaka 5, Xherdan Shaqiri 5, Fabian Frei 5, Steven Zuber 6, Haris Seferoviç 4. Pas nëntë xhiro në grupin B. Zvicra ka nëntë fitore apo 27 pikëp, duke lënë Portugalinë në pozitën e dytë m 24 pikë. me 10 tetor në Lisbonë ndeshen Portugalia dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat