Ventura: Ndaj Shqipërisë pres një hap përpara, në krahasim me pjesën e dytë ndaj Maqedonisë

Futboll

Ventura: Ndaj Shqipërisë pres një hap përpara, në krahasim me pjesën e dytë ndaj Maqedonisë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 23:22
Gian Piero Ventura dhe Gianluigi Buffon

Pak orë pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, përfaqësuesja Italiane ka shkuar në Shkodër, ku nuk ka zhvilluar stërvitje, por vetëm konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes të së hënës.

Trajneri i tyre Gian Piero Ventura në deklaratat e tij ka paralajmëruar këdo se axurrët do të zbresin në fushë për të fituar, që të sigurojnë kreun e skuadrave të playoff-it.

“Është hera e parë që Italia vjen në Shqipëri dhe më pëlqen që jam pjesë e këtij momenti historik. Ne kemi ende objektiva dhe duhet të mbetemi kokë grupi në play-offin e ardhshëm”.

“Për sa i përket Cristian Panuccit, mund të them që kjo nuk dot ë jetë një përballje mes tij dhe Venturës, por një përballje mes Italisë dhe Shqipërisë. Pres një hap përpara, në krahasim me pjesën e dytë ndaj Maqedonisë. Duhet të shkojmë dhe të kalojmë fazën e Play Off”, u shpreh Ventura.

Nëse është hera e parë për përfaqësuesen Italiane që vjen në Shqipëri, nuk është e njëjta gjë për kapitenin e axurrëve, Gianluigi Buffon.

“Do jetë kënaqësi të jem këtu, pasi herën e fundit isha këtu në 1995 kur luaja me Parmën kundër Teutës. Pas 22 vjetësh kthehem dhe e gjej Shqipërinë në gjendje të mirë. Ky është një vend që përcjell pozitivitet, një vend që po zhvillohet jo vetëm në futboll”, tha Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat