Ky është portieri më i vjetër në Kampionatin Botëror

Futboll

Ky është portieri më i vjetër në Kampionatin Botëror

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:13
Essam El-Hadary

Një penallti e Salah në minutën e 94-t lejoi që Egjipti të kualifikohej në finalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1990. Kjo do të jetë, gjithashtu, e treta herë që kualifikohet në historinë e tij. Portieri i ekipit të trajnuar nga Héctor Cúper është Essam El-Hadary. Ai aktualisht luan për Al-Ittihad Al-Iskandary dhe është 44 vjeç. Ai ka lindur më 15 janar 1973.

Në finalet e Kupës së Botës së verës së ardhshme, ku ai do të luajë si titullar, nëse nuk ka pengesë, do të jetë plot 45 vjeç, transmeton "TeleSport". Me 155 ndeshje ndërkombëtare në rekordin e tij, ai bëri debutimin me kombëtaren e Egjiptit më 1996 dhe nuk kishte qenë kurrë në gjendje të merrte pjesë në një Kupë Botërore. Tani, pothuajse me siguri, do të jetë në “Rusia 2018”. Egjipti ka qenë në krye të Grupit E përpara Ugandës, Ganës dhe Kongos.

Në pesë ndeshjet e luajtura, kombëtarja e Cúper ka marrë katër fitore dhe një humbje. Portieri egjiptian do të jetë më i vjetri në histori, që luan në atë moshë në një Kupë Botërore. Këta kanë qenë lojtarët më veteranë, të cilët kanë luajtur një Kupë Botërore:
1. Faryd Mondrágon: Japoni-Kolumbi 1-4, në “Brazil 2014”, në moshën 43 vjeç dhe 3 ditë.
2. Roger Milla: Rusi-Kamerun 6-1, “SHBA 1994”, në moshën 42 vjeç, 1 muaj dhe 8 ditë.
3. Pat Jennings: Irlanda e Veriut-Brazil 0-3, në “Meksikë 1986”, me 41 vite mbi supe.
4. Peter Shilton: Itali-Angli 2-1, në “Italia 1990”, në moshën 40 vjeç, 9 muaj dhe 19 ditë.
5. Dino Zoff: Italia-Gjermania Federale 3-1, në moshën 40 vjeç, 4 muaj dhe 13 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat