Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Italisë

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Italisë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:16

Kombëtarja shqiptare e pret Italinë në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror. Christian Panucci do të kthejë formacionin 4-5-1 në përballjen me Italinë, që Kombëtarja kuqezi e zhvillon në ‘Loro Boriçi’.

Në sulm do të kthehet Armando Sadiku që në ndeshje me Spanjën ishte rezervist, kurse, nga minuta e parë pritet të startojnë edhe Agolli, Kaçe dhe Grezda. Në mbrojtje rikthehet Mërgim Mavraj që ishte i suspenduar në ndeshjen e shkuar, kurse Taulant Xhaka nuk do të luajë për shkak të kartonëve. Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kaçe, Basha, Memushaj, Grezda, Roshi; Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat