Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjendet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër për ta ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë e Italisë.
Ai është atje me disa nga anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, siç është kandidati për kryetar në Komunën e Suharekës, Sali Zyba.
Zyba ka shpërndarë disa foto të tij e Kurtit në tribuna në llogarinë e tij në Facebook.