Modriq ka shprehur dëshirën të luajë tek Interi

Futboll

Modriq ka shprehur dëshirën të luajë tek Interi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:32
Luka Modriq

Mesfushori kroat nuk do që të qëndrojë më te Real Madridi.

Luka Modriq fillimisht shihej si një ëndërr, por tani tek Interi kanë filluar të besojnë se ky transferim mund të realizohet.

Mesfushori kroat e ka dhënë gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Milano duke parë dhe shumë bashkëkombës të tij që luajnë aktualisht me ekipin e Luciano Spallettit.

Në këtë moment, Modriq ndodhet në Sardenjë ku pritet të qëndrojë deri në fundjavë për të shijuar ditët e fundit të pushimeve, por pritet që pas kthimit në Madrid, të ketë një takim të menjëhershëm me presidentin Florentino Perez.

Një takim kokë më kokë për të parë se cila do të jetë dëshira e lojtarit. Kroati mund të dojë një përvojë të re pasi ka fituar gjithçka me Realin, e më pas Interi do të kuptojë se sa janë mundësitë reale që lojtari të veshë fanellën zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat