Bonucci flet për herë të parë pas rikthimit te Juventus

Futboll

Bonucci flet për herë të parë pas rikthimit te Juventus

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:58
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka kompletuar një nga rikthimet më sensacionale në futboll.

Mbrojtësi italian një vit më parë kishte lënë Juventusin për të kaluar te Milani me shumë polemika, ndërsa sot është rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’, në një marrëveshje që dërgon në ‘San Siro’ sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mbrojtësin Mattia Caldara.

Pas zyrtarizimit te Juventus, Bonucci ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke mos e besuar edhe ai vetë këtë transferim.

“Ka qenë e vështirë ta mendojë se kjo do të ndodhë, por pasi ndodhi, është diçka fantastike”, ka deklaruar Bonucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat