Revolucioni në Angli

Futboll

Revolucioni në Angli

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:32

Nga fillimi i këtij sezoni, trajnerët në Angli do të lejohen që të përdorin telefonat dhe tabletat për të riparë episodet e ndeshjes në stol. Rregulli i komunikimit elektronik lejohej në Premier Ligë vetëm kur kishte të bënte me shëndetin dhe sigurinë e futbollistëve, por tani trajnerët do të kenë mundësi që ta përdorin teknologjinë për të riparë incidentet e dyshimta dhe analizuar lojën e futbollistëve, për të bërë më pas ndryshime taktike apo zëvendësime.

Trajnerët mund t’ua tregojnë videot asistentëve të tyre dhe lojtarëve të stolit. Por, ata nuk do të kenë të drejtë për t’ua përcjellë ato futbollistëve në fushë, sepse do të pengonin rrjedhën e lojës. Atyre nuk do t’u lejohet gjithashtu që të përballen me arbitrat, duke u treguar videot për vendimet e tyre të gabuara apo ato që mund t’u kenë shpëtuar.

Çdo trajner që do guxojë ta bëjë këtë do t’i tregohet kartoni i kuq. Në vitin 2016, trajnerit të kombëtares turke, Fatih Terim, iu tërhoq vërejtja pasi iu afrua një arbitri të katërt dhe i tregoi telefonin e tij për të riparë pamjet e aksionit të sulmuesit të Anglisë, Herri Kejn, i cili kishte shënuar në një pozicion jashtë loje. Kjo do të vazhdojë të mos lejohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat