Spalletti: Ëndërroj ardhjen e Modriq

Futboll

Spalletti: Ëndërroj ardhjen e Modriq

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 11:52
Luciano Spalleti

Trajneri i Interit shpreson që të realizohet transferimi i kroatit në skuadrën e tij.

Luka Modriq është ëndrra e çdo tifozi të Interit dhe atyre u bashkohet edhe trajneri, Luciano Spalleti që shpreson në blerjen e kroatit.

Drejtuesit e klubit janë duke tentuar ta bindin Modriqin që t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere.

“Klubi ka treguar që po punon shumë dhe seriozisht”, ka thënë Spalletti.

“Të gjithë duan ta përforcojnë më shumë skuadrën. Është e qartë që një lojtar i këtij niveli do ishte i rëndesishëm për këdo, sidomos për ne”.

“Unë vazhdoj të ëndërroj, bashkë me tifozët zikaltër për ardhjen e Modriq, por kemi disa rregulla për të zbatuar e do shohim çfarë mund të ndodhë”.

“Ka edhe disa ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar. Nëse në fund na vjen dhe Messi, do e pranoja me kënaqësi”, ka thënë me shaka trajneri i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat