Willian: Nëse Conte do të qëndronte te Chelsea, unë do të largohesha - Bota Sot
Willian: Nëse Conte do të qëndronte te Chelsea, unë do të largohesha

Futboll

Willian: Nëse Conte do të qëndronte te Chelsea, unë do të largohesha

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:31
Willian dhe Conte

Willian ka thënë se do ta linte Chelsean nëse Antonio Conte do të qëndronte, ndërsa e vlerëson Maurizio Sarrin pasi me të është rikthyer kënaqësia në Stamford Bridge.

Braziliani ka folur për lehtësimin e tij kur e ka kuptuar që Conte është larguar.

“Asnjë shans”, ka thënë Willian kur u pyet se a do të qëndroje në klub nëse ish trajneri i Juventusit, nuk do të largohej.

“Jo. Jam këtu sepse dua të luaj për Chelsean. Unë do të largohem vetëm nëse Chelsea do të dëshironte që unë të shkoj”.

“Mendoj se kemi një shans të mirë për t’iu kthyer rezultateve, sepse tani kemi një mënyrë tjetër të të luajturit futboll”.

“Menaxheri na thotë të luajmë, të kënaqemi në fushë, me përgjegjësi. Tani kemi një stil tjetër, prandaj mund t’i krijojmë shumë probleme Arsenalit”.

“A është kënaqësi të luash në këtë mënyrë? Kështu mendoj. Kemi shumë lojtarë me kualitet të lartë, si Eden Hazard dhe Pedro. Lojtarët e tillë dëshirojnë të luajnë futboll”.

“Sigurisht, do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Arsenalit sepse është një derbi. Gjithmonë është e vështirë me ta. Ne duhet të përgatitemi mirë gjatë javës”.

“Jorginho ka luajtur shumë mirë, ai ka shumë cilësi dhe ndihmon që loja jonë të nis mirë nga mbrapa”.

“Tani duhet të vazhdojmë ashtu, sepse kemi një lojë të fortë për të luajtur kundër Arsenalit”, ka thënë Willian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...