Strakosha studion goditjet e Ronaldos në prag të ndeshjes, Juventus-Lazio

Futboll

Strakosha studion goditjet e Ronaldos në prag të ndeshjes, Juventus-Lazio

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:05
Strakosha

Portieri shqiptar do të ketë përballë pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Një sezon më parë, Thomas Strakosha merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa me penalltinë e tij të pritur ndaj Paulo Dybalas, në ndeshjen Juventus-Lazio, ia dilte të mbronte rezultatin 2-1, dhe t’i jepte skuadrës së tij tri pikët.

Pothuajse një vit më vonë, Strakosha përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Juves, këtë herë me një kundërshtar më shumë, akoma më të fortë, i cili quhet Cristiano Ronaldo.

Gjuajtjet e portugezit do të jenë një rrezik më shumë për Strakoshën, dhe shqiptari ka filluar të studiojë taktikat e tij, me CR7 që do të kërkojë edhe golin e parë në Serie A, pasi nuk ia doli në të realizonte në xhiron e parë të sezonit ndaj Chievos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat