CR7 do Champions-in me Juven, vjen reagimi i Rooney

Futboll

CR7 do Champions-in me Juven, vjen reagimi i Rooney

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:08
Rooney

Rooney ka disa fjalë pas deklaratës se Ronaldos, ku pretendon të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Cristiano Ronaldo? “Do të bëjë atë që ka bërë në dhjetë vitet e fundit”. Ky është mendimi i atij që e njeh mirë. Edhe nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik, CR7 përbën lajm. Deklarata e tij se synon të fitojë Champions League me Juventus ka sjellë reagime edhe nga MLS.

Nga ana tjetër, ish-kolegu i tij i sulmit luan atje me DC United. Bëhet fjalë për Wayne Rooney, i cili është i bindur se portugezi është më shumë se gati për të udhëhequr bardhezinjtë drejt suksesit. Edhe në Europë.

“Si gjithmonë, Cristiano do të shënojë shumë gola dhe besoj se Juventus do ta fitojë Champions League vetëm për faktin se ka blerë atë”, ka thënë legjenda e Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat