Zbulohen përfitimet e 4 skuadrave italiane që marrin pjesë në Champions

Futboll

Zbulohen përfitimet e 4 skuadrave italiane që marrin pjesë në Champions

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Juventusi, Napoli, Roma dhe Interi do të fitojnë të paktën nga 35 milionë si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Ka mbetur më pak se një muaj që të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Do të jetë një version i ri, ku klubet e mëdha do të luajnë më shpesh ndwrmejt tyre. Nga ndryshimet është rritur edhe marketingu dhe përfitimet, pasi tani kjo garë gjeneron 1.95 miliard euro.

Natyrisht edhe ekipet italiane do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një minimum fillestar, por që është shumë i lartë dhe i garantuar.“Calcio e Finanza” ka llogaritur se sa fitojnë Juventusi, Napoli, Roma dhe Interi në rastin më të keq të tyre, nëse bien në fazën e grupeve.

Secila do të fitojë më shumë se 35 milionë euro.

Koleksionet vijnë nga pjesëmarrja (që vlen për secilën nga 15.3 milionë), vlera e tregut dhe renditja historike që bazohet në 10 vitet e fundit.Dy elementet e fundit padyshim që e shpërblejnë Juventusin, që do të fitojë më shumë se sa të gjithë të tjerët. 58.4 milionë euro do t’i marr Juventusi që në start.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet me 30 gusht në Monako, ndërsa faza e grupeve fillon me 18 dhe 19 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat