Milani nuk do ta shes Alen Halilovicin, por mund ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij në janar.
Halilovic është përfolur me një largim nga Milani ende pa e bërë paraqitjen zyrtare me klubin italian.
22-vjeçari është ftuar nga Gattuso për ndeshjen kundër Napolit në kuadër të Serie A-së e cila do të zhvillohet të shtunën.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Milanin në këtë stinor pasi u anulua ndeshja e parë kundër Genoas për shkak të tragjedisë së shembjes së urës në qytetin e Genoas.
Ish-lojtari i Barcelonës, erdhi nga Hamburgi gjatë kësaj vere, ku ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, mirëpo konkurrenca e madhe në skuadrën italiane mund ta shtyjë atë që të largohet nga “San Siro”.