Sulmuesi i Barcelonës shumë afër Dortmundit

Futboll

Sulmuesi i Barcelonës shumë afër Dortmundit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 12:19
Paco Alcacer

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, është afër kalimit te Borussia Dortmundi në formë të huazimit.

BVB ka qenë e interesuar për ta përforcuar fazën e sulmit, dhe duket se e ka gjetur lojtarin e duhur.

Lojtari pritet të zyrtarizohet si lojtar i klubit gjerman të dielën.

Ish-lojtari i Valencias iu bashkua Barcelonës në vitin 2016 për 30 milionë euro.

24-vjeçari është paraqitur vetëm 34 herë në këto dy vite me Barcelonën ku i ka shënuar 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat