Maurizo Sarri: Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Futboll

Maurizo Sarri: Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:05
Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola

Maurizio Sarri ka treguar për filozofinë e tij tek Chelsea në një intervistë për Sky Sports, ku është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me trajnerët e tjerë.

 Ajo që ka bërë përshtypje në përgjigjen e tij është se ai e konsideron Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë të momentit.

“Sacchi dhe Guardiola janë miq, kështu që mendoj se ata flasim për mua. Sarri-ball (ose topi i Sarrit i përkthyer në shqip) është një fjalë e krijuar nga gazetarët, jo nga Sacchi apo Guardiola. Por jam shumë krenar për këtë, pasi unë e respektoj Guardiolën si burrë dhe si trajner, për mua ai është më i miri në botë.”

Më pas ka shtuar: “Por nëse unë jam trajner sot është për shkak të Saccit”.

Përsa i përket stilit të lojës që preferon ai ka thënë:

“Më pëlqen kur skuadra e kontrollon lojën, më pëlqen posedimi i topit në një shpejtësi të lartë, edhe loja në gjysmën tjetër. Ndoshta kam mësuar nga ndeshjet e humbura.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat