Edhe pse ende nuk dihet nëse do të jetë ende në krye të skuadrës së Manchester United deri të shtunën e ardhshme, mediat britanike bëjnë me dije se trajneri portugez vazhdon të këmbëngulë për të ardhmen.
Ai ka piketuar dy lojtarë për merkaton e janarit, që sipas tij nuk kushtojnë shumë dhe do të jenë të rëndësishëm për skuadrën e United, për pjesën e dytë të sezonit, lojtarë që Mou i pat kërkuar edhe gjatë kësaj vere.
Bëhet fjalë për dy lojtarë të rinj, të përspektivës dhe që janë dalluar me skuadrat e tyre në këtë fillim-sezoni.
I pari është 18-vjeçari Ryan Sessegnon, që këtë vit po debuton në Premier League me skuadrën e Fulham, lojtar që aktivizohet edhe me kombëtaren U-21.
Ndërsa emri i dytë është italiani Lorenzo Pellegrini, 22-vjeçari që luan me Romën dhe që konsiderohet një element i rëndësishëm për mesfushën dhe skemat e Mourinho./