Lambert i del në mbrojtje Shaqirit

Futboll

Lambert i del në mbrojtje Shaqirit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:24
Lambert i del në mbrojtje Shaqirit

Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri në tri ndeshjet e para ka vetëm tetë minuta paraqitje në fanellën e Liverpoolit dhe atë në ballafaqimin e javës së parë, kur fituan me rezultat 4:0 ndaj West Ham-it. Shaqiri ishte paraqitur në minutën e 82-të ndaj West Ham, ndërsa ka qenë në bankë në dy takime tjera kundër Crystal Palace-s dhe Brighton-it. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i kampionatit në Premier League dhe Shaqiri pritet të ketë hapësirë mjaft të mirë nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp. Liverpooli po kalon formë të mirë, pas fitores 4:0 kundër West Ham, si mysafir kishte mundur me 2:0 Crystal Palacen dhe së fundi në Anfield me 1:0 Brighton-in. “Redsa-t” plot 270 minuta nuk kanë pësuar gola dhe kanë mbrojtjen më të fortë apo me goldallim 7:0, prijnë me 9 pikë në Premier League.    

Ish-trajneri i Stoke Cityt, Paul Lambert, i del në mbrojtje Shaqirit, pasi para disa ditëve është kritikuar nga futbollisti i Stokes, Charlie Adam dhe legjenda e Manchester Utd, aktualisht analist futbolli, Gary Neville.“Ai është i zoti, por ndoshta e dinte se do të pësonim rënie nga liga, se do të shkonte në Botëror dhe se ishte afër këtij transferimi të madh,  që ndoshta ishte kryer tre apo katër muaj më parë”, kishte thënë Adam për Shaqirin në muajin korrik. “Ai është një fitues, por ndonjëherë është vështirë të luash me të në skuadër. Trajneri toleronte disa gjëra te ai”, kështu kishte deklaruar Adam. “Ai ka pasur raste ku nuk ka bërë asgjë për tri ndeshje, vetëm është shëtitur në fushë”, kishte thënë Neville për Shaqën.  Lambert ka tjetër mendim për yllin nga Kosova dhe reprezentuesin e Zvicrës.

“Ai pati gjithsej tetë gola, dhe shtatë asistime apo diçka e tillë. Për mua ishte i shkëlqyer. Njerëzit mund të thonë ‘Ai kurrë nuk u kthye prapa’, por nëse ai krijon diçka në sulm, atëherë ju keni një rast.  15 ndeshje, nuk pata asnjë problem me të”, tha Lambert.“Shaqiri ishte i mrekullueshëm të punoje me të, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me të apo me atë se ai nuk ka tentuar apo nuk ka luajtur me dëshirë. Ai ishte lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Lambert. Liverpooli është nënkampion i Evropës, tani lider në premier League dhe do të garojë në garën me prestigjioze në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat