Shkëndija demolon Bellasicën

Futboll

Shkëndija demolon Bellasicën

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:34
Izair Emini

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Maqedonisë, skuadra e Shkëndija nga Tetova demoloi me rezultat 4:1 Bellasicën nga Strumica. Skuadra shqiptare tregoi lojë të nivelit të lartë dhe i demoloi maqedonët. Sulmuesi Izair Emini ka qenë në nivelin më të lartë, duke realizuar het-trik në fitoren bindëse. Ai shënoi në minutën e 35-të, 76' e 80'-nga penalltia dhe golin tjetër Stenio Junior (39'). Për Bellasicën realizoi Irfan Vusljanin në minutën e 10-të. Pas dy barazimeve Shkëndija shënon fitoren e parë, duke u ngritur në vend të katërt me 5 pikë, ka katër me pak se lideri Akademia Pandev, kurse Bellasica fundoset në pozitën e dhjetë me zero pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat