Kampioni i Kosovës ka një shpjegim për humbjen nga Flamurtari

Futboll

Kampioni i Kosovës ka një shpjegim për humbjen nga Flamurtari

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:48
Kampioni i Kosovës ka një shpjegim për humbjen nga Flamurtari

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, ka një shpjegim për humbjen nga Flamurtari i Prishtinës, me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.  Drita nuk kishte parë as ëndërr se si vendas do të pësojnë humbje kaq të thellë. “Sot po mbajmë stërvitjen e parë pas ndeshjes së djeshme.

Kryetrajneri së bashku me stafin e tij kanë analizuar lojën dhe mangësitë që na përcjellën në ndeshjen e fundit.

Të gjithë e kemi ditur që një ditë do të humbim një lojë.

Skuadra ka nevojë për përkrahje, kokën lart dhe me këmbë në tokë të hyjmë në secilen ndeshje.

E kemi humbur një betejë por lufta vazhdon, lufta do të jetë e gjatë!

Këta djem janë ata që shkruajtën histori, realizuan ëndrra, gëzuan shumë tifozë të futbollit me paraqitjet në arenën ndërkombëtare.

Janë ata që sollën në qytetin tonë trofe, që sakrifikuan dhe që e dijnë mirë se sa rëndë peshon fanela e klubit tonë.

Këta djem meritojnë respekt dhe përkrahje.

Intelektualët e vërtetë i kanë qëndruar besnik ekipit gjithmonë.

Si në ditë të vështira ashtu edhe në ato të mira. Përpara Drita! Së bashku do t'ia dalim!”, thuhet nga Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat