Agjenti i Ronaldos “kapet” me UEFA’në

Futboll

Agjenti i Ronaldos “kapet” me UEFA’në

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:50
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk u shfaq në shortin e Ligës se Kampionëve kurse agjenti i ylli të Juventusit e ka kritikuar UEFA'n për këtë shmangie “qesharake”

Ish ylli i Real Madridit luajti rol kyç për trofeun e tretë me radhë të Los Blancos dhe fitoi çmimin “sulmuesi i sezonit” nga UEFA.

Megjithatë, çmimi i më të mirit për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve i takoi Luka Modricit.

Disa thanë se kjo ishte arsyeja pse Ronaldo nuk ishte aty për shkak se kishte udhëtuar në Monte Carlo, por nuk arriti që ta pranonte çmimin.

Agjenti Jorge Mendes duke se e ka sqaryuar këtë situatë të portugezit pasi që ka folur për gazetën “Record”.

“Futbolli luhet në fushë dhe aty fiton Cristiano. Ai shënoi 15 gola, e barti Real Madridin në shpinë për të fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve. Është qesharake, marre. Fituesi nuk ka dyshim, është Ronaldo pasi që është më i miri në pozitën e tij”.

Ronaldo do të përballet me një ish klub të tij, pasi që Juventusi është në të njëjtin grup me Manchester United, Valencia dhe Young Boys.

“Mund të them se ishte një vendim personal që nuk ishte bërë dhe se ai e kishte marrë më herët”, ka konfirmuar drejtori Beppe Marotta për Sky Sport Italia.

“Ne dëshirojmë ta respektojmë këtë. Për sa kam njohuri unë, ne jemi thellësisht të dëshpëruar që ai nuk e ka marrë këtë trofe. Kjo për shkak të paraqitjeve të mira në Ligën e Kampionëve, jo në Botëror, kështu që ne mendojmë se Ronaldo e meriton më shumë”.

“Nuk mund të them asgjë për këtë vendim të jurisë, por nëse do të votoja, do të votoja Ronaldon. Nuk e them këtë pse ai është futbollist i joni, por është më i miri në futboll dhe këtë garë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat