Grezda, shqiptari i dytë në elitën e futbollit skocez

Futboll

Grezda, shqiptari i dytë në elitën e futbollit skocez

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:09
Grezda, shqiptari i dytë në elitën e futbollit skocez

Pas sulmuesit Florian Kamberit, elitës së futbollit suedez i shtohet edhe një shqiptar. Është fjala për djaloshin nga Kosova, që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Eros Grezda, i cili së fundi u paraqit në kampionatin kroat përkatësisht për Osijekun.  Grezda firmos për katër vite me klubin e mirënjohur skocez Rangers. Sulmuesi 23-vjeçar nga Gjakova filloi karrierën në klubin slloven Aluminj dhe  pastaj luajti edhe për Zavrc para se të shkonte në Kroaci,  në Lokomotivë dhe më pas në Osijek. Grezda nuk u paraqit për Osijekun në ndeshjet kualifikuese në Europa League për shkak të një lëndimit. Erosi bëhet nënshkrimi i 14-të për këtë edicion i trajnerit të Rangers-it, Steven Gerrard. “Ai është lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë. Është vërtetë i shpejtë, shumë direkt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, tha Steven Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat