United synon të rikthehet tek fitorja ndaj Burnley

Futboll

United synon të rikthehet tek fitorja ndaj Burnley

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:32
Manchester United

Manchester United do të kthehet në fushë për javën e katërt të kampionatit anglez.

Trajneri Jose Mourinho, i cili po përflitet për një shkarkim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq”, shpreson të marri tri pikët në fushën e Burnley-it, që do t’i jepnin pak frymëmarrje atij dhe lojtarëve.

United nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku kanë humbur dy nga tri ndeshjet e para të Premier League. Kjo gjë nuk ndodhte që nga sezonin 1992/93. Duke parë se e ardhmja e trajnerit të tyre është në rrezik dhe me synimin për të ruajtur hapin me kryesuesit e kampionatit, Pogba me shokë do të duan të marrin patjetër 3 pikët.

Të dy humbjet e pësuara nga Manchester kanë ardhur pas disa gabimeve të pafalshme në mbrojtje. Për më tepër, ata kanë fituar vetëm 3 nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit (3 fitore, 1 barazim, 4 humbje), duke mos shënuar asnjë gol në katër prej tyre.

Ndërkohë, në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit që Burnley ka luajtur në shtëpi, në kampionat, janë realizuar më pak se 2.5 gola për ndeshje. United, nga ana tjetër, nuk ka fituar asnjë nga tri transfertat e fundit të Premier League (1 barazim, 2 humbje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat