Lenglet kërkon të luajë më shumë te Barcelona

Futboll

Lenglet kërkon të luajë më shumë te Barcelona

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:37
Clement Lenglet (Getty Images)

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka pranuar se do të dëshironte të luante më shumë për klubin, por theksoi ‘rëndësinë e të mësuarit’ nga të tjerët.

Francezi arriti nga Sevilla në një transferim gjatë afatit kalimtar veror prej 35 milionë eurosh.

Por, ai ka luajtur deri më tani vetëm 25 minuta në ndeshjet e para të kampionatit me fanellën e Barcelonës.

Kjo ka bërë që ish-mbrojtësi i Sevillas të kërkojë më shumë minuta lojë nën urdhrat e Ernesto Valverdes.

“Është e natyrshme që çdo lojtar të dëshirojë të luajë në çdo ndeshje, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”, ka thënë fillimisht Lenglet për Marca.

“Unë dua të përfshihem më shumë në veprim të ekipit të parë, por gjëja e rëndësishme është që unë të mësoj dhe të rritem derisa jam këtu, sepse ju jeni të rrethuar nga lojtarë të mëdhenj”.

“Duhet të tregoj durim dhe të vazhdoj të punoj shumë për të fituar shansin tim”, përfundoi mbrojtësi francez.

Ndryshe, Lenglet dihet se ka një konkurrencë të fortë në qendër të mbrojtje, pasi aty luajnë Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat