Tek Manchester United, situata nuk është aspak mirë, tjetër lojtar kërkon të largohet

Futboll

Tek Manchester United, situata nuk është aspak mirë, tjetër lojtar kërkon të largohet

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 09:58
Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Herrera është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat nga klubet tjera në mënyrë që në janar të largohet nga Unitedin, pasi klubi është vonuar në ofrimin e kontratës së re, sipas Metro.co.uk.

Në të kaluarën, spanjolli e ka bërë vazhdimisht të qartë se dëshiron të mbetet në United, por tani është zhgënjyer me drejtuesit e klubit të cilët vazhdojnë të heshtin duke mos i ofruar kushte dhe kontratë të re.

Si pasojë, mesfushori spanjoll është i gatshëm të dijë se çfarë kanë për t’i ofruar klubet tjera, në mënyrë që ta braktisë “Teatrin e Ëndrrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat