Aliu: Kjo është Kosova jonë, unë nuk mund ta ndryshoj

Futboll

Aliu: Kjo është Kosova jonë, unë nuk mund ta ndryshoj

Nga: K. G. Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:12
Biletat

Është e pabesueshme, dje sa shpejt u shitën biletat apo në kohë rekorde! Mbi 11 mijë bileta u shiten për ndeshjen Kosovë - Ishujt Faroe, pothuajse për gjysmë ore! Rekord apo jo!  "Federata e Futbollit e Kosovësi lëshoi në shitje biletat per ndeshjen Kosova-Ishujt Faroe, e cila zhvillohet të hënën në kuadër të Ligës së Evropës. Por, ato u ‘avulluan’ aq shpejt sa që nuk pata mundësi ta blej një të tillë. Ndonëse pas një përvoje më shumë se 20-vjeçare si gazetar i sportit, mbeta pa biletë, pasi më nuk jam pjesë e medieve, u ndjeva shumë keq që nuk do të mund të jem në tribuna. 

Image

Bekim Aliu

Kam përcjellë me mija ndeshje në secilin sport, përfshirë edhe futbollin, teksa si gazetar, në borë e në shi, madje vetëm në praninë e gazetarëve, pasi shikuesit mërdhinin dhe nuk vinin për ta përcjellë ndeshjen, unë bashkë me kolegët e mi, përcollëm shumë ndeshje futbolli nëpër ara e fusha të improvizuara si në Dumnicë, Kçiq, Malishevë, Raushiq …
E sot, nuk më ka mbetur asgjë tjetër, pos t’i ‘kurdisem’ televizorit dhe ta përcjell përfaqësuesen e Kosovës në ekran, jo aty ku do të duhej të isha, në tribunë. 
Kjo është Kosova jonë, unë nuk mund ta ndryshoj.
Paqim fat, përpara Kosova ime!", shkruan Bekim Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat