Shqiptarët e Zvicrës të mobilizuar kundër Islandës

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës të mobilizuar kundër Islandës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2018 Në ora: 18:49
Petkoviç e Mehmedi

Kombëtarja e Zvicrës është në grupin 2 të Ligës së Kombeve, divizioni A në futboll, së bashku me Islandën dhe Belgjikën. Pa dyshim se është një grup mjaft i fortë kur kihet parasysh edhe cilësitë e Belgjikës, ashtu edhe Islanda që është e papërshtatshme. Nesër në orën 18.00, në stadiumin  “Kybunpark” në St. Gallen, shqiptarët e Zvicrës pretendojnë fitore kundër Islandës së papërshtatshme. Përzgjedhësi Vlladimir Petkoviç beson në fitore. Atmosferë e shkëlqyeshme në kampin zviceran dhe të gatshëm për sfidën e parë.

Sulmuesi Admir Mehmedi, lojtar i VfL Wolfsburgut, pas një kohe (ka sanuar lëndimin)  është kthyer në petkun e Zvicrës dhe është i gatshëm për sfidën e madhe.  Xherdan Shaqiri (Liverpool), Granit Xhaka (Arsenali), Admir Mehmedi (Wolfsburg) dhe sulmuesi i ri Albian Ajeti (Baseli), me kombëtaren zvicerane janë të mobilizuar deri në pikën e fundit për sfidën e sotme. “I marrim ndeshjet një nga një dhe do të punojmë shumë në mënyrë që të jemi më të mirë. Islanda është një test i vështirë në fillim të kësaj gare. Mendoj se do të jetë një lojë e mirë”, tha mes të tjera Mehmedi për “football.ch”.  

Islanda është një rival i papërshtatshëm dhe këtë e ka dëshmuar edhe në shumë ndeshje të tjera. Islandezët synojnë të befasojnë në St. Gallen, por do ta kenë shumë të vështirë ndaj Zvicrës që ka një super ekip. Shaqiri me shokë do të luftojnë për të fituar tri pikë në hapje të Ligës së Kombeve, një ligë që starton për herë të parë. Edhe bastet e ndryshme e favorizojnë Zvicrën, si për shembull “Bet365”, për fitoren e Zvicrës e ka koeficientin 1.70, për barazim 3.75 dhe për triumfin e Islandës  6.00. “Bwin” e ka 1.70 për triumfin e zviceranëve, për barazim 3.50 dhe Islanda për ngadhënjim e ka koeficientin 5.75. “Paddy Power” ka koeficiente më ndryshe dhe për fitoren e Zvicrës e ka 1.53, për barazim 3.40 dhe islandezët e kanë 6.00 për ta fituar këtë përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat