Anglia pret Spanjën në Wembly - Bota Sot
Anglia pret Spanjën në Wembly

Futboll

Anglia pret Spanjën në Wembly

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:38
Pamje nga ndeshja Anglia dhe Spanja

Dy prej gjigantëve të futbollit ndërkombëtar do të përballen mbrëmjen e së shtunës në “Wembley”, aty ku Anglia do të presë Spanjën.

Nëse gjysmëfinalistët e Kupës së Botës duan të kenë një mundësi të sigurojnë vendin e parë në grup, do të duhet të fitojnë kundër spanjollëve, ndaj të cilëve nuk fitojnë një ndeshje zyrtare që nga 1996-a.

“Tre Luanët” kanë fituar me penallti në atë takim, ndërsa fitorja e tyre e fundit brenda 90 minutave kundër “La Roja”-s ka qenë në qershor të 1980-ës. Gjithsesi, Spanja duhet të kthehet mbrapa në Kupën e Botës të 1950-ës për të kujtuar fitoren e fundit të arritur kundër Anglisë në një ndeshje zyrtare.

Forma Vendasit kanë një ecuri shumë të mirë në “Wembley”, me humbjen e fundit aty që ka ardhur kundër Holandës në marsin e 2016-ës. Megjithatë, ecuria e tyre kundër skuadrave që janë në Ligën A të Nations League, që nga tetori i 2014-ës, nuk është aq e mirë: 5 fitore, 4 barazime, 7 humbje.

Ndërkohë, ecuria e Spanjës në të njëjtën periudhë kohe kundër ekipeve të Ligës A është e balancuar: 4 fitore, 5 barazime, 4 humbje. Nga ato 11 ndeshje, vetëm në pesë prej tyre të dy skuadrat kanë shënuar gol.

Nuk do të jetë e lehtë për anglezët të marrin tri pikët në këtë takim, duke parë se spanjollët nuk kanë humbur asnjë nga dhjetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në transfertë: 6 fitore, 4 barazime. Në gjashtë nga këto ndeshje të dy skuadrat kanë shënuar gol.

Statistikat – Që nga tetoti i 2014-ës, më pak se gjysma e 16 ndeshjeve që Anglia ka luajtur kundër ekipeve të Ligës A, kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim.

– Anglia ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër ekipeve të Ligës A.

– Ecuria e Spanjës kundër Anglisë, në të gjitha takimet (zyrtare ose jo) të luajtura që nga 1996-a është: 4 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...